Rosonerët kanë gati goditjen e rradhës në merkato.
Milani është mes skuadrave më aktive në merkato, me drejtuesit që kanë siguruar dy super përforcime dhe tani kanë gati edhe përforcimin e tretë.
Rosonerët kanë siguruar shërbimet e Samuele Riccit dhe Luka Modric, ndërsa sipas raportimeve të fundit Tare po punon për një tjetër super përforcim.
Sipas Calciomercato, Milan po punon për transferimin e yllit të ri të Atalantës, Marco Palestra.
Mesfushori 20-vjeçar mund të luaj edhe si mbrojtës i djathtë, ndërsa Atalanta e vlerëson kartonin e tij 30 milionë euro.