Skuadra e Milanit po vazhdon të përforcohet për sezonin e ri.
Pas transferimit të Samuele Riccit dhe marrëveshjes së arritur me Luka Modric, kuqezinjët kanë gati goditjen e radhës.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Milan ka arritur marrëveshje me portierin italian Pietro Terracciano.
35-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, por si portier rezervë, pasi Mike Maignan do të qëndrojë dhe do të jetë titullar i padiskutueshëm.
Terracciano në shtatë sezonet e fundit veshi fanellën e Fiorentinës.