Favorit për Scudetto, Inter transferon sulmuesin 50 milionësh

Inter pa frena në merkato, zikaltërit kanë gati super përforcimin e rradhës.

Sulmuesi i Atalantës, Ademola Lookman, është shfaqur si objektivi kryesor i Interit në sulm, por ylli nigerian ka një çmim prej 50 milionë eurosh.

Sipas mediumit Corriere dello Sport, yll nigerian i Atalantës, Lookman, është objektivi kryesor i Interit për të forcuar sulmin e tyre këtë verë.

Gazeta italiane konfirmon se çmimi i Lookman është 50 milionë euro por Interi do të përpiqet të ulë kërkesat e Atalantës, duke pasur parasysh se limiti i shpenzimeve për një sulmues të ri është rreth 35 milionë euro.

Ky medium shton se Lois Openda i RB Leipzig është gjithashtu në agjendën e Interit, i ndjekur nga Eliesse Ben Seghir i Monacos dhe Christopher Nkunku i Chelseat.

Interi po planifikon të bëjë vend për një sulmues të ri duke shitur Mehdi Taremin, i cili ka tërhequr interes nga Fulhami dhe Besiktas.

Nerazzurrët do të riorganizojnë repartin e tyre sulmues në sezonin 2025/26, pasi kanë ndarë rrugët me Joaquin Correa dhe Marko Arnautovic, kanë nënshkruar me Ange-Yoan Bonny nga Parma dhe kanë mirëpritur rikthimin e Francesco Pio Esposito pas një periudhe huazimi dy-sezonesh te Spezia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here