Milan nuk ka të ndalur, Rosonerët sigurojnë përforcimin e rradhës në merkato

Milan pa frena në merkato, Rosonerët sigurojnë përforcimin e katërt në merkato.

Skuadra e Milanit po vazhdon të përforcohet për sezonin e ri. Pas transferimit të Samuele Ricci, Luka Modric dhe Terracianos, Rosonerët thuhet se kanë arritur marrëveshje edhe me një tjetër futbollist.

Sipas Calciomercato, Milan ka arritur marrëveshje me mbrojtësin spanjoll Marc Pubill.

Rosonerët e kanë piketuar spanjollin si përforcimin ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe tashmë kanë arritur marrëveshje me përfaqësuesit e 22-vjeçarit.

Për kartonin e Pubil, Milan do të paguaj 15 milionë euro dhe sipas Calciomercato, transferimi pritet të finalizohet brenda kësaj jave.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here