Lajm bombastik, Inter dhe Juventus shkëmbejnë yjet e tyre.
Jemi mësuar që derbi mes Interit dhe Juventusit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen edhe në merkato.
Zikaltrit dhe Biankonerët po punojnë për sezonin e ri, ndërsa Calciomercato ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se rivalët e përjetshëm mund të shkëmbejnë yjet e tyre.
Sipas Calciomercato, Davide Frattesi mund të transferohet te Juventusi, ndërsa Nico Gonzalez te Interi.
Inter po punon për afrimin e Lookman nga Atalanta, por klubi nga Bergamo kërkon 50 milionë euro për nigerianin.
Neroaxurët janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro dhe në rast se Atalanta nuk pranon, do të fokusohen te transferimi i Nico Gonzalez nga rivalët e tyre.
Inter do tia ofrojë Juventusit kartonin e Davide Frattesit, për të cilin Biankonerët kanë shfaqur interesim.