Një tjetër kryevepër pas Modric, Tare transferon te Milani yllin që ka fituar 23 trofe me parametra zero.
Skuadra e Milanit po vazhdon të përforcohet për sezonin e ri. Pas transferimit të Samuele Ricci, Luka Modric dhe Terracianos, Rosonerët thuhet se kanë piketuar një tjetër super përforcim.
Sipas Calciomercato, Tare po mendon për transferimin e mbrojtësit spanjoll Lucas Vasquez me parametra zero.
Lucas Vazquez është larguar përfundimisht nga Real Madridi. Anësori i djathtë u rrit si futbollist në “Santiago Bernabeu”, ku i kaloi plot 17 vjet.
Në këtë periudhë ai fitoi gjithçka që është e mundshme, ndërsa në total i numëron 23 trofe në llogarinë e tij.
Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve në repartin e mbrojtjes dhe Vasquez do të ishte një vlerë e shtuar për skuadrën e Allegrit.