Milan pa frena në merkato, Rosonerët transferojnë bomberin 80 milionësh

Milan ia rrëmben Interit objektivin e merkatos.

Pas muajsh spekulimesh me Interin, tani sulmuesi i Manchester United, Rasmus Hojlund, është në shënjestrën e rivalëve të qytetit, Milan.

Sipas ekspertit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, ‘Rossonerët’ kanë kontaktuar Manchester United në 24 orët e fundit për të pyetur mbi disponueshmërinë e Hojlund.

Për një kohë të gjatë ai ishte përfolur për një kalim te Interi, por zikaltrit tashmë e kanë lënë pas këtë pistë, pasi kanë siguruar shërbimet e Ange-Yoan Bonny nga Parma dhe po besojnë gjithashtu te lojtari i të rinjve, Pio Esposito.

Nuk është sekret që Milani po kërkon një sulmues qendror të fuqishëm për trajnerin e ri Max Allegri, dhe Hojlund i përmbush të gjitha kriteret.

Ai ka përvojë në Serie A me Atalantan, edhe pse qëndroi në Bergamo vetëm një vit përpara se të transferohej te Manchester United në vitin 2023 për 77.8 milionë euro plus bonuse.

Hojlund ka hasur vështirësi për të siguruar minuta në ‘Old Trafford’, duke shënuar 10 gola dhe dhënë katër asistime në 52 paraqitje zyrtare sezonin e kaluar.

Nëse Milani do të tentojë transferimin, marrëveshja do të mund të bëhej vetëm në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here