Skuadër e frikshme, Milan siguron tre supër përforcime për €70m

Milan pa frena në merkato.

Milani është shumë aktiv në merkato dhe kuqezinjtë duan ta kompletojnë skuadrën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë Allegrit një ekip shumë konkurrues të aftë për të kërkuar menjëherë një vend në Ligën e Kampionëve por ndoshta dhe synimin e titullit.

Pas Modric dhe Ricci, Milani ka arritur marrëveshje me Club Brugge për Ardon Jasharin.

Rosonerët do të paguajnë 32.5 milionë euro dhe 5 milionë euro të tjera në formë të bounseve për kartonin e Jasharit.

Rossonerët po punojnë edhe në fusha të tjera, duke përfshirë mbrojtjen e tyre, ku disa çështje duhet të adresohen pas largimeve të Theo Hernandez dhe ndoshta Emerson Royal.

Milani po shtyn fort për të përfunduar nënshkrimin e mbrojtësit të krahut ekuadoras Estupinan nga Brighton, i cili aktualisht konsiderohet si alternativa e parë e vërtetë në të majtë për të zëvendësuar Theon.

Brighton dhe Milan kanë rënë dakord për 20 milionë euro dhe transferimi pritet të finalizohet brenda kësaj jave.

Sa i përket krahut të djathtë, Milan do ti ofrojë Almerias 15 milionë euro për kartonin e Pubil.

Këto tre përforcime do ti kushtojnë Rosonerëve gjithsej 72.5 milionë euro dhe treshja pritet t’i bashkohen skudrës në turneun e Singaporit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here