VIDEO: Agjenti në zyrat e klubit, Inter siguron përforcimin e madh për sezonin e ri

Inter pa frena në merkato, zikaltërit sigurojnë përforcimin e rradhës për sezonin e ri.

Inter është njëra nga skuadrat më aktive në merkato, me drejtuesit që kanë siguruar katër përforcime dhe tani kanë gati edhe të pestin.

Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e Petar Sucic, Nikola Zalewskit, Luis Henriques dhe Bonny, ndërsa kanë gati edhe goditjen e rradhës.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se agjenti i Giovanni Leonit, Edoardo Crnjar, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Interit në zyrat e klubit.

Inter është favorit për të siguruar shërbimet e Leonit dhe marrëveshja pritet të finalizohet ditët në vijim.

&nbsp

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here