Darwin Nunez në Serie A, por jo te Napoli.
Ndërkohë që në Kontinasa pritet të zgjidhen disa çështje në dalje dhe të qartësohet e ardhmja e Dushan Vlahoviç dhe Randal Kolo Muani, Juventusi mbetet vigjilent në tregun e sulmuesve.
Në një zhvillim të papritur, bardhezinjtë kanë kthyer vëmendjen nga sulmuesi uruguaian i Liverpulit, Darvin Nunjez.
Pas transferimit të Lorenzo Lukës në Napoli, për Nunjez duket se nuk ka më hapësirë në formacionin e të kaltërve, dhe kjo mund të hapë rrugën për një transferim të tij në Torino gjatë javëve të ardhshme
Sidomos nëse aventura e Kolo Muanisë me Juventusin përfundon para kohe. Sulmuesi francez, ndonëse ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Torino, është në qendër të interesit të Njukasëllit, që kërkon zëvendësues për Aleksandër Isak.
Një ofertë nga Premier Liga, e mbështetur nga PSG, mund të mbyllë kapitullin e tij bardhezi.
Pavarësisht dëshirës për ta mbajtur në ekip, drejtuesit e Juventusit po përgatiten për të gjitha skenaret, duke analizuar me kujdes alternativa të tjera për repartin ofensiv.
Kështu, emri i Darvin Nunjez ka dalë në skenë si një mundësi interesante. I lindur në vitin 1999, uruguaiani mund të përfaqësojë një përforcim të rëndësishëm për sulmin, duke alternuar ose bashkëpunuar me afrimin më të fundit, Xhonatan Dejvid.
Megjithatë, Juventusi nuk është i gatshëm të shpenzojë 60 milionë euro për kartonin e Nunjezit.
Klubi torinez po studion një formulë më të përballueshme ekonomikisht, siç është huazimi me të drejtë ose detyrim blerjeje në kushte të caktuara.
Kjo lëvizje për momentin nuk është në planet e Liverpulit, por në ditët e fundit të merkatos, në mungesë të ofertave të tjera, mund të bëhet një opsion real. Juve mbetet në pritje, por me një sy gjithmonë nga e ardhmja.
Pista Nunjez mund të kthehet në lëvizjen e minutës së fundit që do të rizgjojë entuziazmin e tifozëve bardhezi.