Milan pa frena në merkato: Tare transferon yllin e Premier League me kosto zero

Rosonerët pa frena në merkato.

Milani është shumë aktiv në merkato dhe kuqezinjtë duan ta kompletojnë skuadrën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë Allegrit një ekip shumë konkurrues të aftë për të kërkuar menjëherë një vend në Ligën e Kampionëve por ndoshta dhe synimin e titullit.

Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Ricci, Modric, Terraciano dhe Estupinan, ndërsa sipas raportimeve të fundit, Tare do të hidhet në sulm për transferimin e bomberit të ri.

Sipas Calciomercato, sulmuesi anglez Dominic Calvert-Lewin ka përfunduar në orbitën e Rosonerëve.

28-vjeçari është futbollist i lirë pas 10-të sezoneve me fanellën e Evertonit dhe Tare synon afrimin e tij me parametra zero.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here