Milan pa frena në merkato, Rosonerët transferojnë mbrojtësin 60 milionësh

Milan pa frena në merkato, gati super përforcimi i rradhës.

Pasi siguroi krahun e majtë me transferimin e Pervis Estupinan nga Brighton, Milan ka filluar lëvizjet e para për të gjetur lojtarin e duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Drejtuesit e Milanit e kanë të qartë nevojën për një përforcim të besueshëm për pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe i ka vënë syrin një lojtari të njohur për përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e tij, Jon Aramburu.

Venezuelani që luan me Real Sociedad ka tërhequr vëmendjen e kuqezinjve për performancën e tij të shkëlqyer gjatë sezonit të kaluar dhe profili i tij i përshtatet nevojave mbrojtëse të projektit të ri të udhëhequr nga Massimiliano Allegri.

Kontrata e 23-vjeçarit me Sociedad skadon në vitin 2030 dhe klauzola e tij e largimit është 60 milionë euro.

Një shifër shumë e vështirë për t’u përballuar nga Milan momentalisht, por nuk përjashtohet mundësia që dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët për një shifër më të ulët.

Një tjetër mundësi që është më e favorshme për kuqezinjtë është edhe huazimi me të drejtë blerjeje pas një sezoni, por kjo është një pistë që vështirë të pranohet nga Sociedad.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here