Arrihet marrëveshja, Asllani transferohet te skuadra e Serie A për €15m

Asllani largohet nga Interi, por mbetet në Serie A.

Përpjekja e ristrukturimit të Inter fillon në mesfushë dhe me frikën e Calhanoglu që duket se ka mbaruar, pasi do të qëndrojë në Milano, një nga kandidatët kryesorë për t’u larguar nga klubi zikaltër mbetet Kristjan Asllani.

Mesfushori shqiptar nuk është pjesë e planeve teknike të klubit dhe sipas raportimeve të fundit është arritur marrëveshja për shitjen e tij.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Inter ka arritur marrëveshje me Sassuolon për shitjen e Asllanit.

Tani mbetet vëtëm drita jeshile e Asllanit, ndërsa Sassuolo do të paguaj 15 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here