Tare dhe Marotta në garë për yllin e Serie A.
Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.
Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një mesfushori, teksa është pikërisht ky i fundit që është bërë “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e janarit.
Sipas Calciomercato, Milan dhe Inter do të duelojnë në janar për të siguruar shërbimet e Lorenzo Pellegrinit.
Pëllegrinit i skadon kontrata me Romën verën e ardhshme dhe klubet e Milanos kanë të drejtë të nisin bisedimet me mesfushorin që në janar.