Andreas Christensen në Serie A.
Qendërmbrojtësi danez, Andreas Christensen është njëri nga lojtarët më të përfolur te Barcelona, pasiqë kontrata me Blaugranët i skadon verën e ardhshme dhe nuk bën pjesë në planet e Hansi Flick.
Barcelona synon shitjen e danezit gjatë kësaj merkatoje, por drejtuesit janë të hapur ta lënë të lirë të largohet me parametra zero.
Calciomercato, raporton se nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Interi, me zikaltërit që janë në kërkim të përforcimeve për repartin e mbrojtjes.
Sipas Calciomercato, Inter do të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e danezit, në rast se Barcelona vendos tia ndërpresë kontratën gjatë kësaj vere.