Milan me bomber të ri.
Milani është shumë aktiv në merkato dhe kuqezinjtë duan ta kompletojnë skuadrën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë Allegrit një ekip shumë konkurrues të aftë për të kërkuar menjëherë një vend në Ligën e Kampionëve por ndoshta dhe synimin e titullit.
Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Ricci, Modric, Terraciano dhe Estupinan, ndërsa sipas raportimeve të fundit, Tare do të hidhet në sulm për transferimin e bomberit të ri.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Milan ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e Dusan Vlahovic për 15 milionë euro.