Marc Casado në Serie A.
Mesfushori spanjoll, Marc Casado është njëri nga lojtarët më të përfolur te Barcelona javët e fundit, pasiqë Laporta është i hapur për shitjen e 21-vjeçarit.
Casado shkëlqeu me Barcleonën sezonin e shkuar dhe Blaugranët e vlerësojnë kartonin e tij 50 milionë euro.
Sipas Calciomercato, nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Juventusi, me Biankonerët që e kanë piketuar Casadon si zëvendësuesin e Douglas Luiz.
Juventus pritet ta shesë Luiz gjatë kësaj merkatoje dhe Biankonerët do të hidhen në sulm për afrimin e Casados.
Drejtuesit e Zonjës së Vjetër besojnë se mund të arrijnë marrëveshje me Barcleonën për një shifër më të ulët prej rreth 40 milionë eurove.