Inter mbetet duarbosh, Lookaman transferohet te një tjetër gjigant italian.
Sulmuesi i Atalantës, Ademola Lookman është njëri nga lojtarët më të përfolur në Serie A, pasiqë për disa javë me rradhë është i lidhur me një transferim te Interi.
Atalanta ka refuzuar zyrtarisht ofertën e Inter Milan për sulmuesin nigerian Ademola Lookman, e cila kapte vlerën e €42 milion + €3 milion bonuse.
Pavarësisht dëshirës së lojtarit për t’u larguar, Atalanta ka bërë të qartë se nuk do ta shesë Lookman për më pak se €50 milion, duke mbajtur një qëndrim të fortë në negociata.
Sipas raportimeve nga Corriere dello Sport dhe Goal.com, Inter nuk ka në plan të rrisë ofertën, çka mund të komplikojë transferimin e sulmuesit 27-vjeçar.
Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Napoli me De Laurentiis i cili është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për kartonin e nigerianit.