E bujshme: Son transferohet në Serie A me parametra zero

Son Heung-min transferohet në Serie A.

Një epokë përfundon në “Tottenham Hotspur Stadium”, teksa kapiteni dhe legjenda e klubit, Son Heung-Min, ka konfirmuar largimin e tij nga Spurs, në një konferencë për shtyp të mbushur me emocione dhe lot.

Edhe pse kontrata e tij me klubin skadon verën e ardhshme, 33-vjeçari koreano-jugor ka vendosur të mos e çojë deri në fund, duke marrë bekimin e presidentit Daniel Levy për t’u larguar që këtë verë, vetëm dy muaj pas triumfit historik në Europa League që i dha fund një thatësire 17-vjeçare pa trofe për klubin.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Napoli dhe Atalanta synojnë afrimin e sulmuesit korean me parametra zero.

Napoli e ka piketuar Son si një alternativë e Lookman, ndërsa Atalanta si pasardhësin e nigerianit në rast se ky i fundit largohet nga Bergamo.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here