Milan pa frena në merkato, Rosonerët kanë gati goditjen e madhe për repartin e sulmit.
Tashmë kemi hyrë në muajin më vendimtar të merkatos, ku pritet të zyrtarizohen lëvizje të shumta.
Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi dhe sipas mediave italiane, Igli Tare synon afrimin e Darwin Nunez.
Gianluca Di Marzio raporton se Darwin Nunez është objektivi i kryesorë i Milanit për sulmin, i cili nuk ka më vend te Liverpool dhe duhet të gjejë një ekip të ri.
Liverpool e vlerëson uruguaianin 60 milionë euro, por nuk përjashtohet as hipoteza e huazimit me të drejtë ose detyrim blerjeje.