Mediat italiane raportojnë se Milan dhe Juventus po diskutojnë për një shkëmbim të bujshëm mes tyre, që do t’i kënaqte të gjitha palët.
Tashmë dihet interesi i Milanit mbi Dusan Vlahovic, serbi është lojtari i preferuar nga Max Allegri për sulmin e kuqezinjve.
Edhe pse Vlahovic ka bërë përshtypje të mirë gjatë parasezonit të tij me Juventusin, gjigantët italianë janë të etur ta shesin lojtarin për t’u çliruar nga rroga e tij e majme dhe qartësisht po kërkojnë mundësi të tjera.
Objektivi i tyre kryesor në sulm është rikthimi përfundimtar i Randal Kolo Muani.
Juventus e vlerëson sulmuesin serb 20 milionë euro, shifër shumë e ulët në krahasim me atë që u pagua për kartonin e tij te Fiorentina, por kontrata e Vlahovic skadon vitin tjetër dhe bardhezinjtë nuk duan ta humbin si lojtar të lirë, ndaj janë të hapur për shitjen e tij këtë verë.
Në anën tjetër, drejtuesit e Milanit po mendojnë të “përdorin” një lojtar që nuk është në planet e Max Allegrit.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin gjerman, Malick Thiaw. 23-vjeçari mund të ishte një përforcim i mirë për mbrojtjen e Igor Tudor.
Vlera e gjermanit në treg është 15 milionë euro, ndërsa vlera e Dusan Vlahovic 20 milionë euro. Gjithsesi, pavarësisht kësaj diference, dy ekipet po punojnë për të gjetur rrugën e duhur për të konkretizuar këtë shëkmbim.