E bujshme: Milan transferon yllin e Barcelonës për €30m

Milan pa frena në merkato, Rosonerët synojnë transferimin e yllit të Barcelonës.

Tashmë kemi hyrë në muajin më vendimtar të merkatos, ku pritet të zyrtarizohen lëvizje të shumta.

Milani është shumë aktiv në merkato dhe kuqezinjtë duan ta kompletojnë skuadrën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë Allegrit një ekip shumë konkurrues të aftë për të kërkuar menjëherë një vend në Ligën e Kampionëve por ndoshta dhe synimin e titullit.

Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Ricci, Modric, Terraciano dhe Estupinan, ndërsa sipas raportimeve të fundit janë vënë edhe pas yllit të Barcelonës.

Sipas Calciomercato, Milan synon transferimin e Ronald Araujos, pasiqë ky i fundit nuk ka marrë garanci nga Flick se do të jetë zgjedhja e parë në sezonin e ri.

Uruguaiani ka kërkuar largimin nga Camp Nou dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani, me Rosonerët që janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për kartonin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here