Milan pa frena në merkato, Rosonerët synojnë huazimin e yllit të Realit.
Tashmë kemi hyrë në muajin më vendimtar të merkatos, ku pritet të zyrtarizohen lëvizje të shumta.
Milani është shumë aktiv në merkato dhe kuqezinjtë duan ta kompletojnë skuadrën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë Allegrit një ekip shumë konkurrues të aftë për të kërkuar menjëherë një vend në Ligën e Kampionëve por ndoshta dhe synimin e titullit.
Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Ricci, Modric, Terraciano dhe Estupinan, ndërsa sipas raportimeve të fundit janë vënë edhe pas yllit të Realit
Sipas Calciomercato, Milan synon huazimin e Endrick, pasiqë ky i fundit nuk bën pjesë në planet e Xabi Alonsos.
Rosonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.