Milan pa frena në merkato, Rosonerët transferojnë edhe një tjetër mesfushor.
Tashmë kemi hyrë në muajin më vendimtar të merkatos, ku pritet të zyrtarizohen lëvizje të shumta.
Milani është shumë aktiv në merkato dhe kuqezinjtë duan ta kompletojnë skuadrën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë Allegrit një ekip shumë konkurrues të aftë për të kërkuar menjëherë një vend në Ligën e Kampionëve por ndoshta dhe synimin e titullit.
Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Ricci, Modric, Terraciano, Estupinan dhe Jasharit ndërsa sipas raportimeve të fundit janë vënë edhe pas yllit të Torinos.
Sipas Calciomercato, Milan po e shqyrton mundësinë e transferimit të Cesare Casadeit, pasiqë Torino ka shfaqur interesim për talentin e Rosonerëve, Matteo Liberali.