Federico Chiesa rikthehet në Serie A.
Federico Chiesa është shumë pranë largimit nga Liverpool për t’u rikthyer në Serie A.
Sulmuesi nuk ka mundur dot të fitojë një vend titullari te klubi i kuq dhe është i hapur për një rikthim në Itali.
Corriere dello Sport, raporton se Napoli ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për huazimin e Chiesas.
Chiesa ka dhënë dritën jeshile për tiu bashkuar Napoletanëve dhe zyrtarizimi i marrëveshjes është vetëm çështje kohe.