Milan pa frena në merkato, Rosonerët arrijnë marrëveshje me bomberin e ri.
Milani është shumë aktiv në merkato dhe kuqezinjtë duan ta kompletojnë skuadrën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë Allegrit një ekip shumë konkurrues të aftë për të kërkuar menjëherë një vend në Ligën e Kampionëve por ndoshta dhe synimin e titullit.
Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Ricci, Modric, Terraciano, Estupinan dhe Jashari, ndërsa sipas raportimeve të fundit kanë arritur marrëveshje me bomberin e ri.
Sipas Corriere dello Sport, Milan ka arritur marrëveshje me sulmuesin danez, Rasmus Hojlund, i cili ka dhënë dritën jeshile për transferimin e tij në San Siro.
Tare po punon për një marrëveshje me United, dhe drejtori sportiv ka identifikuar gjithashtu formulën perfekte për danezin: një huazim me mundësi blerjeje për rreth 30-35 milionë euro.
Një formulë që nuk pëlqehet nga Djajtë e Kuq, të cilët duan të fitojnë menjëherë nga shitja e lojtarit. Megjithatë, mundësia është e fortë, veçanërisht duke pasur parasysh agjencinë, CAA BASE, e cila po merret me daljet e klubit anglez.