Lajm bombastik: Gjiganti italian nis bisedimet me PSG për transferimin e Donnarummas

Gianluigi Donnarumma drejt rikthimit në Serie A.

Gianluigi Donnarumma, “heroi” i Champions League me PSG-në, po përballet me mundësi të ndryshme për të ardhmen e tij në nivel klubi.

Pas ardhjes së portierit të ri Lucas Chevalier, i cili kushtoi 55 milionë euro me bonuse dhe që pritet të jetë portieri kryesor te parizienët, Donnarumma po shtyhet drejt largimit.

Kontrata e tij mbaron mbas një viti dhe ai kërkon minuta në fushë, sidomos me Botërorin 2026 që afron.

Interi është gati të bëjë një lëvizje të madhe në merkato duke synuar transferimin e , Gianluigi Donnarummas.

Sipas mediave italiane, drejtuesit zikaltër kanë nisur bisedimet me PSG për transferimin e 26-vjeçarit.

PSG kërkon 30 milionë euro për kartonin e Donnarummas, por Inter preferon që kjo shifër të paguhet me këste.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here