Thiaw te Newcastle, Milan transferon pasardhësin për 40 milionë euro

Fabrizio Romano dhe jo vetëm, raportojnë se Malick Thiaw mund të quhet lojtari më i ri i Newcastle.

“Qymyrxhinjtë” kanë arritur marrëveshjen me Milanin për transferimin e mbrojtësit gjerman për 40 milionë euro, bashkë me bonuset.

Ditë më parë, Newcastle kishte arritur marrëveshjen personale me lojtarin, por Milan kishte refuzuar, por oferta e fundit e anglezëve ka qenë në pritshmëritë e kuqezinjve.

Në anën tjetër, Igli Tare, i cili ndodhet aktualisht në Angli, një nga arsyet për të arritur marrëveshjen me Newcastle, e ka gjetur tashmë pasardhësin e gjermanit.

Eshtë qendërmbrojtësi i Parmës, Giovanni Leoni, për të cilin ka interes të madh edhe nga Inter, por edhe nga shumë klube të tjera të njohura. Parma e vlerëson 18-vjeçarin 40 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here