Milan transferon pasardhësin e Thiaw për 25 milionë euro

Milan e ka gjetur pasardhësin e Thiaw.

Malick Thiaw do të largohet nga Milani pas gati tre vitesh. Qendërmbrojtësi që shkëlqeu në sezonin e tij debutues te kuqezinjtë, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Newcastle United.

Këtë gjë e raportoi Fabrizio Romano, eksperti i merkatos. Me shitjen e Thiaw në Premier League, Milani do të mbushë ndjeshëm arkat e klubit me një shumë tepër të kënaqshme.

Newscastle United thuhet se do të paguajë Milanit 38 milionë euro plus 4 të tilla bonuse. Pra në total 42 milionë euro për Malick Thiaw. Kuqezinjtë e blenë gjermanin para tre vitesh për 9.3 milionë euro nga Schalke 04.

“Qymyrxhinjtë” kanë arritur marrëveshjen me Milanin për transferimin e mbrojtësit gjerman për 40 milionë euro, bashkë me bonuset.

Në anën tjetër, Igli Tare, i cili ndodhet aktualisht në Angli, një nga arsyet për të arritur marrëveshjen me Newcastle, e ka gjetur tashmë pasardhësin e gjermanit.

Eshtë qendërmbrojtësi i Chelsea, Trevor Chalobah, i cili nuk bën pjesë në planet e Bluve.

Milan sot do të përballet me Chelsea në një ndeshje miqsore dhe drejtuesit do të zhvillojnë një takim për transferimin e Chalobah.

Blutë e vlerësojnë kartonin e Chalobah 25 milionë euro dhe te Milan janë optimist se marrëveshja mund të arrihet me lehtësi, pasiqë të dy klubet kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme mes tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here