Bomba e merkatos së verës, Donnarumma rikthehet te Milani.
Gianluigi Donnarumma është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit, pasiqë drejtuesit e PSG kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.
26-vjeçarit i skadon kontrata me Parisienët verën e ardhshme dhe drejtuesit nuk dëshirojnë ta humbasin me parametra zero.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se PSG i ka ofruar Milanit kartonin e Donnarummas në këmbim të Mike Maignan.
Maignan ende nuk e ka rinovuar kontratën me Milanin dhe nuk përjashtohet mundësia që Rosonerët ta pranojnë ofertën e PSG