Milan pa frena në merkato, Rosonerët arrijnë marrëveshje me bomberin e ri.
Milani është shumë aktiv në merkato dhe kuqezinjtë duan ta kompletojnë skuadrën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë Allegrit një ekip shumë konkurrues të aftë për të kërkuar menjëherë një vend në Ligën e Kampionëve por ndoshta dhe synimin e titullit.
Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Ricci, Modric, Terraciano, Estupinan, Jashari dhe De Winter ndërsa sipas raportimeve të fundit kanë gati përforcimin e rradhës.
Sipas portalit të njohur francez për transferime Footmercato, Milan synon transferimin e mesfushorir të Anderlecht, Mario Stroeykens.
Stroeykens është mesfushor ofanziv i cili mund të luajë edhe si sulmues nga krahu i majtë.
20-vjeçarit i skadon kontrata verën e ardhshme dhe Milan synon afrimin e tij këtë verë për vetëm 10 milionë euro.
Sezonin e shkuar Stroeykens realizoi 5 gola dhe 7 asistime në 39 ndeshje të luajtura.