Milan pa frena në merkato, Rosonerët kanë gati përforcimin e tetë.
Milani është shumë aktiv në merkato dhe kuqezinjtë duan ta kompletojnë skuadrën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë Allegrit një ekip shumë konkurrues të aftë për të kërkuar menjëherë një vend në Ligën e Kampionëve por ndoshta dhe synimin e titullit.
Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Ricci, Modric, Terraciano, Estupinan, Jashari, De Winter dhe Athekame ndërsa sipas raportimeve të fundit kanë gati përforcimin e rradhës.
Sipas Calciomercato, Milan synon afrimin e qendërmbrojtësit të Barcelonës, Andreas Christensen.
Danezi nuk bën pjesë në planet e Flick dhe Blaugranët janë të gatshëm ta lënë të lirë të largohet edhe pa kompenzim.