Marotta hap thesin, Inter ka gati super përforcimin për repartin e mbrojtjes.
Inter është njëra nga skuadrat më aktive në merkato, me drejtuesit që kanë siguruar katër përforcime dhe tani kanë gati edhe të pestin.
Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e Petar Sucic, Nikola Zalewskit, Luis Henriques dhe Bonny, ndërsa kanë gati edhe goditjen e rradhës.
Sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Interit po punojnë për transferimin e mbrojtësit të Sevillas, Loic Bade.
Për kartonin e francezit, zikaltërit janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro, aq sa kërkon Sevilla.