Jonathan Rowe dhe Adrien Rabiot u përfshinë në një përleshje mes tyre në dhomat e zhveshjes, pas humbjes në javën e parë në transfertë ndaj Rennes.
“RMC Sport” raporton se klubi francez i ka nxerrjë në shitje të dy lojtarët.
Për Adrien Rabiot, pritet të ketë një rikthim të bujshëm në Serie A. Juventus është i gatshëm ta presë krahëhapur mesfushorin francez, i cili kaloi 5 vite të mrekullueshme në Torino, në sezonet 2019-2024, para se të transferohej te Marseille, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët për rinovimin me ish-drejtorin teknik Cristiano Giuntoli.
Në garë për mesfushorin francez është edhe Milan. Max Allegri e vlerëson shumë Rabiot dhe padyshim që francezi do kishte një vend të sigurt në mesfushën e kuqezinjve.