Arrihet marrëveshja, Milan me bomber të ri.
Milani është shumë aktiv në merkato dhe kuqezinjtë duan ta kompletojnë skuadrën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë Allegrit një ekip shumë konkurrues të aftë për të kërkuar menjëherë një vend në Ligën e Kampionëve por ndoshta dhe synimin e titullit.
Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Ricci, Modric, Terraciano, Estupinan, Jashari, De Winter dhe Athekame ndërsa sipas raportimeve të fundit kanë gati përforcimin e rradhës.
Sipas Sky Sport Italia, Milan është pranë transferimit të sulmuesit të Bayer Leverkusen, Victor Boniface.
Rosonerët kanë arritur marrëveshje me bomberin nigerian dhe tani mbetet të arrihet marrëveshje me Bayer Leverkusen.
Sky Sport, shkruan se Milan i ka propozuar Bayerit huazimin e Boniface me detyrim blerjeje për 30 milionë euro dhe se marrëveshja mes klubeve është shumë pranë.