Inter pa frena në merkato, Fabrizio Romano konfirmon super përforcimin e rradhës

Inter siguron përforcimin e katërt për sezonin e ri.

Mes skuadrave më aktive këtë merkato është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë siguruar tre përforcime dhe tani kanë gati edhe të katërtin.

Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e Petar Sucic, Luis Henriques dhe Bonny ndërsa eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka zbuluar goditjen e rradhës.

Sipas Fabrizio Romanos, Inter ka arritur marrëveshje me Lens për transferimin e mesfushorit Andy Diouf.

Zikaltërit do të paguajnë 20 milionë euro dhe 5 milionë të tjera në formë të bonuseve, ndërsa Diouf do të firmos kontratë deri në vitin 2030.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here