Milan pa frena në merkato, Rosonerët transferojnë super mbrojtësin

Milan pa frena në merkato, Rosonerët kanë gati përforcimin e nëntë në merkato.

Milani është shumë aktiv në merkato dhe kuqezinjtë duan ta kompletojnë skuadrën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë Allegrit një ekip shumë konkurrues të aftë për të kërkuar menjëherë një vend në Ligën e Kampionëve por ndoshta dhe synimin e titullit.

Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Ricci, Modric, Terraciano, Estupinan, Jashari, De Winter, Athekame dhe Boniface ndërsa sipas raportimeve të fundit kanë gati përforcimin e rradhës.

Sipas Calciomercato, Milan synon afrimin e qendërmbrojtësit të Barcelonës, Andreas Christensen.

Me paratë e arkëtuara nga largimi i Yunus Musah, Rosonerët do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e Christensen.

Danezit i skadon kontrata verën e ardhshme dhe Milan mund ta transferojë atë për rreth 10 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here