Super skuadër, Inter transferon dyshen e Bayernit

Inter ka gati dy super goditjet e rradhës.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi ka kontaktuar me qendërmbrojtësit e Bayern Munich, Kim Min-jae dhe Dayot Upamecano, pasi zikaltërit janë ende në kërkim të përforcimeve në repartin e mbrojtjes gjatë kësaj vere.

Të dy mbrojtësit ndodhen në listën e dëshirave të ‘Nerazzurrëve’, ndërsa Interi ka pyetur për disponueshmërinë e tyre për një transferim të mundshëm.

Sipas raportit, transferimi një qendërmbrojtësi të ri nuk varet domosdoshmërisht nga largimi i Benjamin Pavard, i cili mund të largohet në javën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Galatasaray dhe një klub nga Arabia Saudite, Neom, mbeten të interesuar për francezin, ndërsa presidenti i Lille, Olivier Letang, ka pranuar hapur se klubi francez nuk e përballon dot financiarisht transferimin e tij.

Pavard iu bashkua Interit nga Bayern Munich në verën e vitit 2023 dhe fitoi titullin kampion në sezonin e tij të parë në “San Siro”.

Megjithatë, sipas Gazzettas, nëse Pavard qëndron, Interi do të preferonte të transferonte Upamecanon në vend të Kim Min-jae, për shkak se kontrata e francezit përfundon në qershor 2026, duke e bërë atë një opsion më të përballueshëm financiarisht se sa ish-mbrojtësi i Napolit.

Interi e nis sezonin 2025/2026 të Serie A nesër (e hënë), në shtëpi ndaj Torinos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here