Klubi italian, Milani thuhet se ka filluar bisedimet me Olimpique Marseille për transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot, i cili pëlqehet nga ish-trajneri i tij Massimiliano Allegri.
Njëqind e dyzet e katër orë punë intensive: kaq kohë duhet për të mbyllur afatin kalimtar të verës, dhe orët e kuqezinjve po na e kujtojnë pa mëshirë këtë.
Milani do të jetë një nga klubet më të ngarkuara në ligë, pasi ka punë për përforcimin e skuadrës në të gjitha repartet, por mesfusha po synohet në veçanti.
Grindja e Rabiot me ish-shokun Roëe ka ndikuar marrëdhënien e tij me Marseille dhe trajnerin Roberto De Zerbi ia ka treguar derën e largimit dhe kjo është arsyeja pse Marseille nuk po pengon shitjen e tij, ndërsa AC Milan ka bërë përpjekjen e parë për të vlerësuar gatishmërinë e francezit.
Çmimi i Rabiot vlerësohet rreth 15 milionë euro, dhe megjithëse Marseille nuk e konsideron Isamel Bennacer si zëvendësim, një marrëveshje duhet të arrihet shpejt për të realizuar transferimin.