Inter ka gati përforcimin e fundit për këtë merkato.
Debutimi i Cristian Chivu në pankinën zikaltër nuk mund të kishte nisur më mirë.
Interi shënoi pesë gola kundër Torinos në ndeshjen e parë të kampionatit, duke dhënë menjëherë sinjal se dëshiron të jetë protagonist absolut në garën për titull.
Një fitore 5-0 që fshin menjëherë hidhërimin e finales së Mynihut dhe u jep tifozëve një arsye për të buzëqeshur.
Calciomercato, raporton se drejtuesit e Interit e kanë gati goditjen e fundit për këtë afat kalimtar.
Sipas Calciomercato, Marotta ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të nisur bisedimet me Borussia Monchengladbach për transferimin e qendërmbrojtësit, Fabio Chiarodia.
Qendërmbrojtësi 20-vjeçar do ti kushtojë Interit rreth 5 milionë euro.