Surpriza e merkatos, Raul Asencio huazohet te gjiganti italian

Raul Asencio në Serie A.

Mbrojtësi i Realit, Raul Asencio është drejt largimit nga Santiago Bernabeu, pasiqë Los Blancos transferuan Dean Huijsen dhe spanjolli ka rënë në plan të dytë.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm, duke raportuar se Asencio ka përfunduar në orbitën e gjigantit italian.

Sipas Calciomercato, Milan synon huazimin e mbrojtësit spanjoll dhe drejtuesit e Realit janë të hapur për këtë operacion.

Milan ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here