Sa para shpenzuan klubet e Serie A në merkato?

Me mbylljen e afatit kalimtar të merkatos verore ditën e djeshme, sot është bërë publike lista me paratë e shpenzuara nga të gjitha klubet e Serie A.

Në krye të listës qëndron Milan, ndërsa e fundit është Genoa, e cila ka vendosur të mos shpenzojë asnjë euro këtë merkato.

Sipas Transfermarkt, Milan i cili ka qenë shumë aktiv ditët e fundit të merkatos, ka shpenzuar 164 milionë euro. Në vend të dytë është Juventus me 137.3 milionë euro, ndërsa mbyll podiumin Atalanta me 125.8 milionë euro.

Një fakt interesant është ajo që ka ndodhur me Lazio-n, e cila e kishte të bllokuar merkaton hyrëse këtë verë, por ka shpenzuar 30 milionë euro. Drejtuesit e klubit bardhekaltër kanë vendosur të paguajnë për transferimet e kryera vitin e kaluar në formë huazimi me të drejtë blerjeje, Nicolo Rovella nga Juventus dhe Nuno Tavares nga Arsenal.

Ja lista e plotë me shpenzimet e kryera në merkato nga klubet e Serie A:

Milan 164m

Juventus 137.3m

Atalanta 125.8m

Napoli 115m

Como 107.45m

Inter 92.7m

Fiorentina 90.9m

Roma 63.6m

Bologna 51m

Parma 39.2m

Cagliari 37.3m

Udinese 34.5m

Lazio 29.9m

Torino 19.6m

Sassuolo 18.7m

Verona 16.6m

Lecce 15.9m

Cremonese 14.7m

Pisa 11.4m

Genoa –

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here