Rosonerët kanë gati përforcimin e rradhës.
Igli Tare ishte kryefjala e Milanit në këtë merkato duke bërë plot 17 lëvizje, 10 afrime dhe 7 largime.
Tare transferoi te Milani: Terracciano, Athekame, De Winter, Estupiñán, Odogu, Jashari, Modrić, Rabiot, Ricci, Nkunku.
Sa i përket largimeve Tare arriti të lirojë klubin nga: Okafor (Leeds), Pellegrino (Boca), Theo Hernández (Al-Hilal), Emerson Royal (Flamengo), Pobega (Bologna), Thiaw (Newcastle), Reijnders (Man City).
Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Tare vazhdon të jetë aktiv edhe pse merkato aktuale ka përfunduar.
Klubet kanë të drejtë të kryejnë përforcime me lojtarë që nuk kanë skuadër dhe Milan e ka piketuar një super përforcim.
Sipas Calciomercato, Milan synon afrimin e Sergio Reguilon me parametra zero, pasiqë Allegri ka kërkuar ende përforcime nga krahu i majtë.
Reguilon u largua nga Tottenham dhe është i gatshëm ti bashkohet Rosonerëve.