Endrick drejt huazimit në Serie A.
Sulmuesi i Real Madridit, Endrick, do të largohet në janar dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Serie A.
Braziliani 19-vjeçar ka tërhequr interes nga disa klube të njohura evropiane pas minutave të pakta te Los Blancos.
Megjithatë, Real Madridi nuk planifikon ta shesë atë, por klubi po shqyrton vetëm një huazim.
E gjithë kjo thuhet se vjen në mënyrë që lojtari të fitojë më shumë përvojë ndeshjesh dhe të rikthehet në formën më të mirë në skuadrën e Xabi Alonsos.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter ka nisur bisedimet tashmë me Realin për huazimin e Endrick në merkaton e janarit.
Zikaltrit janë në kërkim të opsioneve shtesë për repartin e sulmit dhe e kanë identifikuar Endrick si përforcimin e duhur.