Bomba e merkatos së verës 2026, Bernardo Silva transferohet në Serie A me kosto zero.
Sulmuesi portugez, Bernardo Silva, është në vitin e fundit të kontratës me Citizens dhe ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Etihad.
Silva do të largohet nga City verën e ardhshme si futbollist i lirë dhe sipas raportimeve të fundit gjiganti italian synon transferimin e tij me parametra zero.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus synon afrimin e portugezit verën e ardhshme dhe Biankonerët synojnë ta mbyllin marrëveshjen që në janar, kur 31-vjeçari ka të drejtë të negocijojë me klubet e interesuara.
Silva ka realizuar 72 gola, 73 asistime në 410 ndeshje me fanellën e Cityt, duke fituar 17 trofe dhe do të ishte një super përforcim për Juventusin.