Milan e ka gjetur pasardhësin e Maignan në Serie A.
E ardhmja e Mike Maignan te Milani mbetet e paqartë, pasi negociatat për rinovimin e kontratës nuk kanë sjellë marrëveshje deri tani.
Maignan ka kontratë me Rosonerët në qershor të vitit 2026 dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga San Siro si futbollist i lirë.
Calciomercato, raporton se Milan kanë gjetur zëvendësuesin e Maignan në Serie A. Bëhet fjalë për portierin e Parmës, Zion Suzuki.
Suzuki sezonin e shkuar e mbajti rrjetën e paprekur në 9 ndeshje në 40 paraqitje, ndërsa kontrata me Parmën i skadon në vitin 2029.
Për të siguruar shërbimet e Suzukit, Milan do të duhet të paguaj 30 milionë euro.