Milan ka gati përforcimin e parë për merkaton e janarit.
Rube Vargas, 27 vjeç, është në qendër të merkatos. Sulmuesi i Sevillës ka marrë një ofertë konkrete nga Milani, që ka vënë mbi tavolinë 18 milionë euro dhe është i gatshëm ta rrisë shifrën.
Klubi italian e sheh zviceranin si përforcim ideal për repartin ofensiv, falë aftësisë për të luajtur në disa pozicione. Sevilla, megjithatë, heziton ta shesë në dimër, pasi largimi i tij do të dobësonte skuadrën.
Vetë lojtari ende nuk ka marrë vendim, por është i vetëdijshëm se mundësia për t’u transferuar te Milani nuk vjen shpesh. Ai mund të bëhet një nga transferimet më të bujshme të merkatos së dimrit.