Lajm bombastik: Cardinale shet Milanin, zbulohen pronarët e rinj

Lajm bombastik, Gerry Cardinale shet Milanin.

Pas muajsh tensioni me tifozerinë dhe mungesës së plotë në jetën e klubit, Gerry Cardinale është gati t’i japë fund aventurës së tij te Milan.

Pronari i RedBird po përgatit shitjen e klubit tek një fond amerikan i lidhur ngushtë me familjen Steinbrenner, pronarët e famshëm të New York Yankees.

Marrëveshja parashikon kalimin e kontrollit të kuqezinjve tek Steinbrennerët, të cilët tashmë kishin hyrë si partnerë minoritarë që nga viti 2022.

Kjo lëvizje do t’i japë Milanit një pronësi të re amerikane me ndikim të fortë financiar dhe vizion ndërkombëtar, ndërkohë që pritet rikthimi i Adriano Gallianit për të ruajtur identitetin dhe traditën rossonere.

Familja Steinbrenner ka një pasuri prej rreth 15 miliardë dollarëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here