Ademola Lookman largohet nga Atalanta, por mbetet në Serie A.
Sulmuesi nigerian, Ademola Lookman ishte njëri nga lojtarët më të përfolur në Itali, gjatë merkatos së verës.
Lookman ishte i lidhur me një transferim te Interi për disa javë me rradhë, por kërkesat e larta të Atalantës e pamundësuan transferimin e tij në Milano.
Tuttosport, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Juventus synon transferimin e Lookman në merkaton e janarit.
Biankonerët e kanë identifikuar Lookman si pasardhësin e Vlahovic dhe do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e nigerianit që në merkaton e janarit.