Lajm bombastik nga Italia.
Një emër i ri mund ti shtohet listës së lojtarëve që kanë veshur fanellën e dy klubeve të Milanos gjatë karrierës së tyre.
Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen shpeshherë edhe në merkato.
Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe në verën e vitit 2021 kur vendosi që nga Milani të kaloj në rradhët e Interit.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se një tjetër futbollist që ka veshur fanellën e Rosonerëve, mund të vesh fanellën e zikaltërve.
Sipas Calciomercato, Inter synon t’ia rrëmbejë Milanit Mike Maignan, pasiqë ky i fundit ka vendosur që të mos e rinovojë kontratën me Rosonerët, e cila i skadon në fund të sezonit.
Zikaltërit janë në kërkim të pasardhësit të Yan Sommer dhe e kanë piketuar portierin e rivalëve si zëvndësuesin e duhur.
Në garë për Maignan është edhe Chelsea dhe mbetet ta shohim nëse francezi do t’i tradhtojë Rosonerët apo do të zgjedh të largohet nga Italia për t’iu bashkuar Bluve të Londrës.